Connect with us

Kronike

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Ditën e sotme është arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si organizator i një skeme mashtrimi në institucionet arsimore me projektet e ashtuquajtura Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Pas një hetimi intensiv 6-mujor nga Njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambsadës Amerikane në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u zbulua se Ermes Hoxhalli 20-vjeç mashtronte mësues dhe nxënës duke premtuar programe me udhëtime falas në SH.B.A.

Sipas njoftimit të policisë në program janë përfshirë një numër i konsiderueshëm nxënësish dhe mësuesish nga e gjithë Shqipëria.

Kundrejt 20-vjeçarit është ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Prokuroria po vijon procedurat e mëtejshme mbi ngjarjen.

Advertisement