Rajon
Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik
Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se i riu shqiptar ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.
Siç raportohet e moshuara besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij. Gjithashtu policia arrestoi 33-vjeçarin, ku ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.