Kronike
Mashtronin të huajt në bursa/ Arrestohet administratori i call center-it
Një administrator i call center dhe katër punonjës janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pending Call”.
Administratori M.N 26 vjeç, banues në Tiranë dhe punonjësit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.
Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S.