Kosova
MASHTRUESI SERB/ Vuçiç luan rolin e tij të preferuar, gazetari bullgari akuzon
Presidenti serb Aleksander Vuçic është aktori më i madh në Ballkan. Në skenën publike në shtëpi, ai luan rolin e preferuar si mbrojtësi më besnik i kombit serb. Në Bruksel dhe Uashington, ai rrëshqet nëper rolin e një burri shteti të matur kurse në Moskë vesh mantelin e vëllait të përkushtuar sllav” – kesht, shkruan gazetari bullgar Georgi Gotev për Euractiv.
Sipas tij, prej javesh në Beograd, ai luan një tjetër nga rolet e tij kryesore: atë të një mashtruesiserb.
Përballë një valë protestash të shkaktuara nga vdekja e 15 personave në shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad – një incident që besohet gjerësisht se është rezultat i korrupsionit endemik në vend – Vuçic i ofroi opozitës, siç e quajti ai atë, një “referendum këshillues” për presidencën e tij. Sic iu premtoi atyre, ai do të jepte dorëheqjen nëse shumica nuk do ta votonte. Fatmirësisht për Vuçicin nuk ka asnjë shans për të humbur. Falë tij, zgjedhjet në Serbi janë po aq të tensionuara sa ato në Korenë e Veriut, por nuk mungon asnjëherë patosi dhe aktrimi i keq. Si të gjitha përsëritjet e mërzitshme në këtë faze, i keqi nuk ndryshon – është gjithmonë Albin Kurti dhe Kosova. Pavarësisht kësaj, BE-ja duket se nuk është lodhur nga freak show i të fortit serb. Në fakt, ata duan më shumë.
“I dashur Aleksandër, ju jeni angazhuar për zbatimin e reformave, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit dhe demokracinë,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Beograd tetorin e kaluar.
Opozita vendase është disi më e ashpër në kritikat e saj. Sipas CRTA, një organizatë e pavarur joqeveritare, protestat e studentëve nuk kanë qenë kurrë kaq të përhapura, madje edhe gjatë epokës së Slobodan Millosheviçit, shefit të vjetër të Vuçiqit.
Presidenti serbiu përgjigj raportit me një ofertë referendumi, duke treguar se tani ai kerkon te kaloje nga drama në komedi.