Rajon
Mashtruesit e Prishtinës/ Daçiç lëshon gojën në OKB
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Kosova duhet që sa më shpejt të themelojë Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se Kosova për dhjetë vite që nga viti 2013 po mashtron dhe s’ka bërë asgjë për të implementuar marrëveshjen për Asociacionin.
“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në momente shumë të ndërlikuara por edhe ndoshta shumë të rëndësishme. Kemi bërë përpjekje për normalizim të raporteve. Por raporti tregon se ka ende pasiguri persa i përket serbëve. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këto dhjetë vjet s’ka ndodhur asgjë. Jemi të vetëdijshëm që i kanë shmangur me qëllim këto obligime”, ka thënë Daçiq qe ka folur edhe për kthimin e serbëve në Kosovë.
“Edhe pas 24 vjetësh numri i serbve të zhvendosur nga Kosova është 200 mijë dhe ende kthimi vazhdon të jetë shumë i ulët”, ka thënë Daçiq.