Connect with us

Politike

Mazniku: PS do të arrijë 84 mandate, marrim deputetin e 9-të në Vlorë

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, tha se sipas projeksioneve të tyre, Partia Socialiste pritet të kalojë 83 mandate, dhe se presin që të fitojnë edhe mandatin e 9-të në Vlorë, duke arritur një total prej 84 mandateve.

“Mandati i 83 është i sigurt dhe do të merret përsëri. Po bëjmë analizën bazuar në numrin e votave, që janë 16%, dhe ai mandat do të merret nga PS. Por nuk mbaron këtu, do të shkojmë në 84 mandate, pasi do të marrim mandatin e 9-të në Vlorë, ndërkohë që Partia Demokratike do të marrë vetëm tre mandate në Vlorë,” tha Mazniku.

Sa i përket Elbasanit, Mazniku theksoi se PS kishte individë me profesione të ndryshme, ndërsa kundërshtari i tyre, sipas tij, nuk mund të merrte më shumë se 5 mandate. Ai shtoi se qytetarët ishin të mençur dhe dinin të bënin zgjedhjen e duhur.

“Unë besoj se në këto zgjedhje faktor kryesor ishte organizimi i PS, një strukturë horizontale që mban komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. PS ka një strukturë që jeton sistematikisht me njerëzit gjatë katër viteve. PS kishte në terren një skuadër të re dhe ka kapacitetin të rinovohet në mënyrë sistematike me njerëz të rinj,” u shpreh Mazniku. Ai gjithashtu theksoi se mund të ketë pasur demokratë që janë ndjerë të papërfaqësuar dhe kanë vendosur të votojnë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Advertisement