Connect with us

Aktualitet

Mbahu nënë, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!

Nga Aulon Kalaja 

Mediat pro-qeveriatare njoftojnë një takim të Kryeministrit Edi Rama në ShBA, me përfaqësuesit e 100 shoqatave shqiptare.

Rama ka folur para të pranishmëve për “shtetin bektashi” që do të krijojë në Tiranë.

Në sallë, megjithëse nuk janë 100 persona, duke pasur parasysh që rreshti i parë janë bagazhet e Ramës nga Shqipëria, nuk kisha asnjë fytyrë të parë.

Por, unë duke qënë një optimist i pandreqshëm, sa herë shkojnë “personalitete” shqiptare dhe takojnë diasporën kam shpresë, që të paktën të bëhen disa pyetje që nuk bëhen në Shqipëri. Janë më të kthjellët, të pakapur dhe nuk mund të kenë frikë. Ose ndonjë reagim kundër ndarjes dhe copëtimit të atdheut, apo shkeljes së Kushtetutës tonë, që thotë se Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm. Por nuk pashë asnjë reagim.

Ndoshta na ka mësuar keq Imzot Fan Noli, që shkruante:

Mbahu nënë, mos ki frikë

Se ke djemtë në Amerikë!

Gjithësesi mendoj se ata që ishin në sallë dhe e vetmja gjë që bënin ishte mbajtja në duar e telefonave, duke fotografuar Ramën prestigjator dhe nuk nxorrën zë nga goja, nuk janë gjë tjetër veçse patronazhistët e votës së diasporës, (një e drejtë e fituar tanimë). Besoj se kjo nuk është diaspora e Amerikës dhe ata që ishin në sallë kanë qënë të ftuar, për dekor, të një spektakli të shëmtuar me regji, të njeriut që ka kryer tradhëti kombëtare!

Advertisement