Bota
U mbajt peng nga Hamasi, moment i ribashkimit të 4-vjeçares me familjarët
Katër vjeçarja Avigail Idan u ribashkua me familjen e saj pas më shumë se një muaji, ndërsa mbahej peng nga Hamasi
Idan ishte personi më i ri i mbajtur peng dhe shtetasësja e parë amerikane e liruar pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Ajo pa teksa persona të armatosur të Hamasit vranë nënën e saj në Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor.
Pak çaste më vonë, babai i saj, Roy Idan u qëllua për vdekje. Thuhet se Avigail u arratis dhe kërkoi strehim në shtëpinë e një fqinji, por më pas u mor peng nga Hamasi.