Connect with us

Kronike

Mbante kokainë me vete, arrestohet në Itali i riu shqiptar

Është arrestuar ditën e sotme në Itali nga efektivët e Policisë së Rimini-t, një shtetas shqiptar i cili ishte arrestuar për qëllime trafiku droge. Policia gjatë shërbimit normal të patrullimit, ka vënë re një makinë që ka përshpejtuar papritur në pamjen e mjetit të policisë.

Në momentin që është pyetur nëse ka pasur drogë me vete, shqiptari 28-vjeç nga paniku është larguar, por është ndaluar përsëri nga policia. Pas kontrollit, policët gjetën 8 pako me drogë të llojit kokainë që kapnin vlerën e 480 € kokainë. Më pas policët arritën në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Advertisement