Connect with us

Aktualitet

Mbante pa leje një kallashnikov në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyre

Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Këlcyrë, pasi mbante në banesën e tij një kallashnikov dhe municion luftarak.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement