Connect with us

Sport

Mbappe kthehet në stërvitje me PSG, Real Madrid mund t’i mbyllë derën nëse rinovon me francezët

Nëse Kylian Mbappe rinovon me PSG-në, Real Madrid do t’i mbyllte me patjetër derën francezit përgjithmonë.Duket e pabesueshme se si ka ndryshuar situata e Mbappe javën e fundit. Pak ditë më parë, sulmuesi ishte jashtë stërvitjeve të skuadrës së tij dhe dukej sikur po shtynte për t’u transferuar në Spanjë. Ndërsa sot, e ardhmja e tij është më afër “Parc des Princes se sa në “Santiago Bernabeu”.E vërteta është se nuk dihet nëse Mbappe do të vazhdojë me klubin francez këtë sezon apo jo dhe askush nuk e di nëse ai do të rinovojë përsëri kontratën me ta.

Ajo që duket qartë, sipas raportimeve të “El Chiringuito, është se nëse ylli francez rinovon me PSG-në, Real Madrid do të mbyllte dyert e “Bernabeut” për të. Në merkaton e kaluar të verës, Mbappe bëri të njëjtën gjë me Realin. Kur të gjithë e morën si të mirëqenë lëvizjen e tij në klubin spanjoll, francezi në momentin e fundit rinovoi kontratën me PSG-në.Situatë “Deja Vu” për Real Madrid, por këtë herë, nëse ai rinovon me PSG-në, tifozët dhe klubi nuk do e falnin dhe do të hiqnin dorë përfundimisht nga ai.

Advertisement