Connect with us

Aktualitet

Mbappe tani bëhet edhe pronar, sulmuesi pranë blerjes së klubit francez

Kur fiton shumë, duhet edhe të investosh diku. Këtë duhet të ketë menduar Kylian Mbappe që ka vendosur që paratë e tij t’i investojë për një skuadër futbolli.

Sulmuesi më i ri i Realit të Madridit ka vendosur të bëhet pronar i një klubi pasi do të blejë kuotat e Oaktree duke u bërë ortak mazhorance te Caen, skuadër që militon në Ligën e dytë franceze, lajm ky që u dha fillimisht nga “Le Parisien” duke u konfirmuar më pas dhe nga “L’Equipe” që citoi një burim shumë pranë lojtarit, pjesë e stafit të tij menaxhues.

Kapiteni i Kombëtares Franceze gjatë javës, përmes strukturës familjare që menaxhon bizneset e tij, do të bëhet në këtë mënyrë aksioneri i mazhorancës të klubit të Caen në vend të fondit amerikan të investimeve që në muajt e kaluar mori në pronësinë e tij edhe Interin, ndërkohë që Pierre Antoine Capton, presidenti aktual i këshillit mbikëqyrës të Caen pritet të mbetet aksioner i paketës më të vogël të aksioneve./ Super Sport

Top Channel

Advertisement