Aktualitet
Mbesa e Le Pen: Jo Shqipërisë në BE! Aty ka mafie, korrupsion dhe… martesa me forcë
Albanofobia vijon të shfaqet me gjithë fuqinë e saj, këtë herë përfaqësuar nga politikanët ekstremistë të “Frontit Nacional” në Francë. Së fundmi është Marion Maréchal ajo e cila ka shpërthyer në urrejtje kundër Shqipërisë, duke renditur disa prej stigmave që kanë shqiptarët në botë, shpesh edhe të ekzagjeruara. Ajo thotë se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend me korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj, vend ku bëhen martesa me forcë. “Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkruan ajo në rrjetin social X.