Connect with us

Politike

Mbështetësit e Berishës poshtë banesës së tij, mes tyre Genc Pollo: Aktakuzat janë turp

Mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur sërish poshtë pallatit të ish-kryeministrit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Mes mbështetësve ishte dhe ish-ministri Genc Pollo, i cili u shpreh se rruga drejt qëllimit nuk do jetë e lehtë, apo e shkurtër, por nuk ka rrugë dhe mënyrë tjetër.

“Nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh drejtuesi i opozitës do ishte në arrest shtëpie. Ky përvjetor i Rilindjes së PD-së është më domethënës se më parë.  Ata që thonë ‘në fund të fundit foli drejtësia’, janë njerëz që të njëjtën gjë mund ta thonin për gjyqin që i’u bë deputetëve të tjerë dekada më parë. Është kohë për të thënë se aktakuzat janë turp. Nuk po them se rruga jonë drejt këtij qëllimi do jetë e lehtë apo e shkurtër, por nuk shoh rrugë tjetër. Tjetër mënyrë nuk ka.”, u shpreh Pollo.

Advertisement