Politike
Mbeten edhe 147 kuti për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë

Kur janë numëruar 5079 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 736 463 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 482 785 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.
Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 52 272 vota dhe një mandat në Kuvend.
PSD ka siguruar 46 963 vota ose 3.4%.
Mundësia numëron deri tani 42 567 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 20475 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18 635 vota ose 1.3%.
Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 147 kuti, PS ka siguruar 82 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

