Connect with us

Kosova

Mbeti i plagosur nga sulmi në veri, del nga spitali efektivi Alban Rashiti

Lirohet nga spitali Alban Rashiti, efektivi i Policisë së Kosovës që mbeti i plagosur gjatë sulmit të grupeve terroriste në Veri të Kosovës.

Rashiti ka qenë i plagosur në krahë, mirëpo tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Një tjetër prej terroristëve është gjetur i vdekur pak minuta më parë në afërsi të Manastirit Banjskë, duke çuar në katër numrin e të eliminuarve për sulmin e orkestruar ndaj Policisë së Kosovës.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastir. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme ndaj Policisë. Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç konfirmoi në një konferencë për media mbrëmjen e së dielës se grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës përbëhej nga serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës, duke theksuar se rasti ishte i pajustifikueshëm. Ndërkaq, Albin Kurti e cilësoi sulmin e armatosur “formacion profesionist me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të zyrtarëve në Beograd”, që sulmon Kosovën.

Advertisement