Aktualitet
Mbetjet “pushtojnë” Tiranën/ Banorët: Frikësohemi për fëmijët

Kryeqyteti është pushtuar nga plehrat! Banorët e zonës të njohur si ish-grumbullimi që jetojnë pranë shkollës “Bajram Curri”, ankohen se prej 1 muaji plehrat nuk janë pastruar. Ata shprehen se ata po përhapen në rrugë nga mospastrimi. Banorët iu bëjnë thirrje bashkisë së Tiranës që të merren masa, pasi janë të shqetësuar nga infeksionet ose sëmundjet që mund të shkaktohen.
Ndërsa, banorët që jetojnë në rrugën “Dom Nikoll Marku”, shprehen se prej muajsh nuk janë pastruar plehrat dhe janë përhapur në rrugë dhe afër shtëpive të banueshme.
Ata kërkojnë që bashkia e Tiranës të marrë masa menjëherë për pastrimin e plehravre, pasi situata është bërë e papërballueshme.

