Politike
Mbetjet toksike/ Berisha: Rama eksporton kontejner toksina për tu pasuruar
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se çdo vit eksporton qindra kontejner me helme, toksina vetëm e vetëm për tu pasuruar vetë në mënyrë të paligjshme. Gjatë fjalës në tubim, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë qëndresën e nisur gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitoren e opozitës.
“Miqtë e mi! Në reagimin e tij të len me kuptu se për të mos ardhur këtu në Durrës dhe për të mos u ngritur Shqipëria në këmbë kundër tij, po përpiqet të gjejë shpella mafioze për ti depozituar mbetjet. Edi Rama kudo që ti çosh, parlamenti i Shqipërisë do ti hetojë ato. Nuk ke shpëtim. Krimi yt është krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, është trafik i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mos u përpiq të fshihesh pas eksporteve të Kosovës, se Kosova eksporton çdo vit qindra e qindra kontejner. Shqipëria eksporton çdo vit, qindra e qindra kontejner minerale. Kurse Edi Rama me mafian e tij, eksporton çdo vit qindra kontejner, helme, toksina për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme. Të dashur miq! Këto zhvillime dëshmojnë rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë qëndresa juaj. Rëndësinë vendimtare që ka për Shqipërinë guximi juaj, ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitoren e opozitës. Me Edi Ramën vetëm krime na presin, vetëm rrënime, vetëm shkatërrime të vendit. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Fitore, fitore, fitore,” tha Berisha.