Connect with us

Aktualitet

Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën NAMIN

Policia Rrugore e Tiranës, ka vendosur 12.551 gjoba, gjatë javës që lamë pas (01.12.2024 – 07.12.2024). Policia bënë me dije se, 9.105 gjoba janë vendosur për qëndrim të gabuar, 25 gjobat janë vendosur për për xhama të zinj, 730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. Blutë sqarojnë se janë bërë edhe 25 arrestime, ndalime dhe procedime.
Masat administrative:

-12.551 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.793 në ditë

-25 masa për xhama të zinj

-730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

– 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

– 743 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

– 427 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

-9.105 masa për qëndrim të gabuar

– 297 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

25 arrestime, ndalime dhe procedime penale:

-9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

-2 persona për pa leje drejtimi.

-10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

– 1 person për korrupsion aktiv.

– 1 person largim nga vendi i aksidentit ”

-2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.

Pezullime dhe bllokime:

-15 raste të ndryshme.

-31 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuar

– 8 drejtues nën ndikimin e alkolit

-12 automjete u bllokuan, përfshirë 6 për munges dokumentacioni

Advertisement