Connect with us

Bota

Mbi 41 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar mbi 41 mijë persona. Autoritetet turke thonë se 35,418 njerëz janë vrarë në vend. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5800 njerëz kanë vdekur në Siri. Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar në qytetin turk Antakya më shumë se 228 orë pas tërmeteve që shkatërruan Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore. Ela dhe dy fëmijët e saj,  Meysam dhe Ali, u nxorrën nga rrënojat e bllokut të tyre të apartamenteve. Të mërkurën, një grua 74-vjeçare dhe një grua 46-vjeçare u shpëtuan në qytetin turk Kahramanmaras, afër epiqendrës së tërmetit. Ndërkohë vullnetarët në Gaziantep të Turqisë po ndërhyjnë për të ndihmuar në përpjekjet për lehtësimin e pasojave të tërmetit, duke përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, shpërndarjen e ushqimit dhe ngritjen e strehimoreve të përkohshme për të mbijetuarit.

Lajmi do të përditësohet…

Advertisement