Connect with us

Politike

Mbi 5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit Valbona Sako po zhvillojnë një takim për bilancin e sezonit turistik.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se stacionet e plazheve dhe ato për mjete lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtër. Në bilancin e sezonit turistik veror, Kumbaro u shpreh se aplikimet do të hapen nga data 1-30 dhjetor.

Stacionet e plazheve, dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Nga data 1-30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet. Në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

Lajmi në përditësim….

Rama: Sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto nga 4% që ishte vite më parë

1664271529_Screenshot3.jpgKryeministri Edi Rama në fjalën e tij për shifrat e sezonit turistik, u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 4% që ishte më parë.

‘Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.

Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën.’- u shpreh Rama.

1664271363_Screenshot1.jpgKryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.

“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

1664271529_Screenshot3.jpgKryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur optimiste për turizmin në Shqipëri.

Ajo tha se sektori i turizmit është zhvilluar ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa theksoi se këtë sezon turistik janë rritur të ardhurat nga turizmi, me bizneset që kanë shënuar fitime nga turistët.

Ibrahimaj the sektori i turizmit ka kontribuar këtë vit me 17.5% në PDD-në e vendit. Ndër të tjera ministrja tha se këtë sezon turistik ka pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet.

“Kemi kaluar nga një sektor që kishte kontribut 3 deri në 5 % të PBB-së në një sektor që kontribuon në 17.5% të PBB. Kemi pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet në këtë sektor. Kemi pasur rritje të punësimit. Bizneset dhe kapacitete turistike janë rritur, kjo tregon një ecuri shumë pozitive. Turizmi është sektor strategjik, prandaj kemi investuar në rrugë, siç ka qenë rruga e Arbrit. Po ndërtohet aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogorasë për të tërhequr më shumë njerëz dhe turistë në Shqipëri. Kemi përjashtuar nga tatimet hotelet që janë me 4 dhe 5 yje. Kemi reduktuar në 6% tvsh-në për hotelet. Jemi munduar të nxisim investimet në këtë sektor. Do ta mbështesim sektorin e turizmi. Pritet që ky sektor të rritete me 5.8% vit pas viti”, tha Ibrahimaj.
Advertisement