Politike
Mbi 5 orë në SPAK/ Monika Kryemadhi: U ballafaqova me akuzat që kanë ngritur
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.
E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:
“Iu përgjigja disa pyetjeve, ballafaquam të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.
Besoj që ezauruam në aspektin e pyetjeve dhe përgjigje.
E lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije të plotë.
Ua them sërish se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.”, tha ajo, pas daljes nga SPAK.