Connect with us

Rajon

Mbi 500 mijë njerëz? Tubimi historik në Serbi, zbulohet numri i lartë i protestuesve

Organizata joformale, Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson numrin e tubimeve në Serbi, tha se në mitingun e 15 marsit në Beograd, ishin midis 275.000 dhe 325.000 njerëz.

Ajo theksoi se ekziston mundësia që ky numër të jetë edhe më i lartë.

“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur”, tha organizata.

 

 

Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm serb, Bozho Preleviç ka thënë se në protestën e kësaj të shtune në Beograd, e konsideruar historike, kanë marrë pjesë 500 mijë qytetarë.

“Si dikush që mora pjesë më 5 tetor, më duhet të them se këtu ka më shumë njerëz dhe sipas bindjes sime, më shumë se 500.000 njerëz janë në protestë…”, ka thënë Bozho Preleviç, avokat dhe ish-ministër i Brendshëm të Republikës së Serbisë.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit.

Kërkesë kryesore e protestuesve ishte përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.

Advertisement