Connect with us

Kosova

Mbi Kosovë bien sirenat/ Stano: Asociacioni, një nga prioritetet urgjente

Bashkimi Evropian tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një nga prioritet më urgjente.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, deklaroi se zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit tani është i ndërlidhur me procesin e anëtarësimit në BE dhe se “është thelbësore që Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë”.

Kjo – theksoi Stano – përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe si një nga prioritetet urgjente

Por përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së, Qeveria e Kosovës nuk ka prezantuar ende një draft të saj të një statuti të Asociacionit, përveç një propozim koncept të Kryeministrit Kurti.

Diplomatë perëndimorë kanë ripërsëritur qëndrimin se Asociacioni nuk mund të krijohet “në shpëputhje me Kushtetutën e Kosovës, as në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese por as nuk mund të krijohet si një pushtet I tretë në Kosovë”.

 

Advertisement