Kosova
Mbi supet e Vuçiçit qëndrojnë mizoritë e luftës në Kosovë
Leon Hartwell, studiues në London School of Economics (LSE) në Britaninë e Madhe, ka thënë se perëndimorët duhet t’i rishqyrtojë marrëdhëniet e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, instinktet politike të të cilit janë farkëtuar nga ish-udhëheqësi jugosllav, Sllobodan Millosheviç, përgjegjës për krime të luftës e gjenocid në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Ai gjithashtu u shpëtoi pasojave pasi shërbeu si ministër i propagandës së Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës, një konflikt që rezultoi në mbi 13 mijë vdekje dhe shpërngulje të mbi 1.2 milionë shqiptarëve të Kosovës. Imagjinoni për një moment sikur Joseph Goebbels të ishte bërë kancelar i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore nën një fasadë liberale”, ka theksuar ai.
“Përkushtimi i Vuçiçit ndaj së vërtetës dhe llogaridhënies përbën një precedent të rëndësishëm […] Prandaj, përqafimi i së vërtetës për mizoritë e së kaluarës nuk është vetëm një imperativ moral, por edhe një hap praktik drejt sigurimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor”, ka potencuar Hartwell në një artikull autorial.
Pavarësisht trashëgimisë së errët gjatë lufërave jugosllave dhe rolit të Vuçiçit në nxitjen e urrejtes dhe tensioneve në rajon, ka shtuar ndër të tjera ai, presidenti aktual serb vazhdon të portretizohet nga bashkësia e organizuar perëndimore si një forcë demokratike stabilizuese.
“Për më tepër, ka indikacione të forta se regjimi i Vuçiçit mbështeti sulmin terrorist në Banjskë në [pjesën veriore] të Kosovës, një incident i rrezikshëm që kërcënoi të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë rajonal. Autorët gjithashtu nuk janë mbajtur përgjegjës për veprat e tyre. Në vend të kësaj, terroristët e Banjskës u glorifikuan përsëri në Serbi”, ka kujtuar Hartwell.