NTV
  • Politike
  • Aktualitet
  • Kronike
  • Kosova
  • Opinione
    • Shkrime
  • Dossier
  • Bota
    • Rajon
  • Showbiz
    • Lifestyle
  • Sport
  • Biznes
  • Live TV
Connect with us
NTV NTV LIVE

NTV

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin/ Veliaj kërkesë për të qenë i pranishëm: Dua të dëgjohem…

  • Politike
    • Denoncimi i PD: Ku kanë përfunduar 1.2 milionë euro fonde publike për rikonstruksionin e Vilës 31?

    • “Ta bëjmë PD-në fituese”! Ervin Salianji vijon takimet, sot në 18:00 me demokratët e Vlorës

    • Takimi me gratë dhe vajzat për 8 Mars, Berisha i fton në protestën e radhës

    • Rama në “Flasim”: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj

    • Protesta te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

  • Aktualitet
    • Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

    • Duhet festuar apo protestuar? Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

    • I dogji makinën një 26-vjeçareje pas sherrit me familjarin e saj, arrestohet i riu

    • Ndërhynte në TIMS për llogari të krimit, shefi i krimeve Rezart Kuçi i përfshirë te grupi i Hajrullës

    • 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

  • Kronike
    • Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

    • Plagoset me thikë 26-vjeçari në Tiranë

    • Makinat të bëra ‘copë’, zbulohet identiteti i shoferes që humbi jetën në Levan-Tepelenë

    • Drejtim i mjetit në gjendje të dehur, drogë dhe dhunë në familje, disa të arrestuar

    • U kapën ‘mat’ duke transportuar emigrantë ilegalë, 2 në pranga, e pëson dhe klandestini

  • Kosova
    • Analiza e REL: Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

    • “Për jetë me dinjitet”/ Në Prishtinë kërkohet barazi dhe drejtësi për gratë

    • ”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë

    • Biserko mbështet idenë e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje

    • Bazat etnike/ Janjiç: Ndarja apo edhe Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve

  • Opinione
    • Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

    • BALLUKU/ PSIKOZA E NDERIMI TE HAJDUTEVE

    • A po ndërton Franca një euroklub të ri bërthamor të NATO-s?

    • Irani po zbaton planin e Khameneit për përhapjen e luftës rajonale

    • Onkologjiku, një mashtrim kriminal, që të kujton sjelljet e nazistëve në kampet e shfarosjes

    • Shkrime
      • Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

      • BALLUKU/ PSIKOZA E NDERIMI TE HAJDUTEVE

      • A po ndërton Franca një euroklub të ri bërthamor të NATO-s?

      • Irani po zbaton planin e Khameneit për përhapjen e luftës rajonale

      • Onkologjiku, një mashtrim kriminal, që të kujton sjelljet e nazistëve në kampet e shfarosjes

  • Dossier
    • Fëmijët e diktatorëve: Nga Musolini te Mao, drama, privilegje dhe tragjedi që bota nuk i di

    • Kur Europa digjte veten në zjarrin apokaliptik, Stefan Zweig dhe gruaja e tij, dorëzuan shpirtrat e dëshpëruar

    • Louis Vuitton, nga nxënës i një mjeshtri që prodhonte arka, në ikonë e luksit

    • Torturat e Sigurimit të Shtetit, dosja për djalin e ish-kryeministrit: U mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur

    • Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

  • Bota
    • Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin

    • Rusia i dha informacione Iranit? Teknologji ruse u gjet në dronin që goditi bazën britanike në Qipro

    • ‘Opsioni më i mirë’, Klerikët iranianë vendosin udhëheqësin suprem

    • Pasardhësi i Khameneit, djali i tij zgjidhet si pasardhës i regjimit

    • Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

    • Rajon
      • Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqipërisë

      • “Kosova është e Serbisë!”/ Vuçiç trondit Ballkanin dhe zbulon planin “Serbia 2030”

      • Arrestimi i Aco Gjukanoviç ndryshon lojën/ A po mbyllet epoka e pandëshkueshmërisë në Mal të Zi?

      • Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999: Gënjyen gjatë gjithë kohës

      • Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Si përballja mes të miturve përfundoi në tragjedi

  • Showbiz
    • Selin: S’dal nga ky Prime pa sqaruar që s’kam interes për burra të martuar

    • Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026

    • Nga vajza e ish-deputetes te Kejsi Tola e Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

    • “Ke rënë brenda me Mirin”/ Debati i ashpër mes Selinit dhe Rogertit: Mos më prek

    • Familja i dërgon mesazhin surprizë Brikenës: Bëj çfarë të do zemra

    • Lifestyle
      • 5 ushqime që mund ta “ndezin” inflamacionin

      • Franco Berrino: Për të humbur peshë, nuk keni nevojë për dieta, vetëm 4 rregulla të thjeshta

      • Një studim i madh zbulon se sa ulet mundësia për t’u prekur nga kanceri kur ndaloni së ngrëni mish

      • Dita Botërore e Trurit/ Mjekët tregojnë sfidat për çdo moshë, sëmundjet në rritje pas COVID-it

      • Saranda, ‘poliglote’/ Në mes të sezonit, fliten dhjetëra gjuhë të huaja

  • Sport
    • Ronaldo në rrezik? Dëmtimi i fundit mund t’i prishë ëndrrën e 1000 golave

    • Trajneri i Trabzonsporit flet për Ernest Muçin: Ai mund të luajë në Premier League

    • Edon Zhegrova është rikthyer, por Juventusi ende ka dyshime për shqiptarin

    • Studimi i ‘Football Benchmark’: Lamine Yamal, futbollisti më i kushtueshëm

    • Roma dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë 3-3 në ‘Olimpico’! Zhegrova nderon bardhezinjtë

  • Biznes
    • “Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues”/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale FALAS për të gjithë shqiptarët

    • Kur dimri ka trokitur dhe virozat janë shtuar, privilegj të kesh mjekun në xhep/ Shqiptarët përqafojnë masivisht “TeleShëndet”

    • Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021

    • Turizmi/ Garë e fortë mes Korçës dhe Vlorës

    • Miqësorja e luksit/ Bli ‘TeleShëndet’ ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

  • Live TV

Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin/ Veliaj kërkesë për të qenë i pranishëm: Dua të dëgjohem…

Kërkesa e Veliajt drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,

Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.

Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.

Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.

E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj

 

Related Topics:Erion VeliajKëshillit Bashkiakkryesorembledhjenpolitike
Advertisement
Advertisement
  • TE FUNDIT
Bota13 hours ago

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin

Bota13 hours ago

Rusia i dha informacione Iranit? Teknologji ruse u gjet në dronin që goditi bazën britanike në Qipro

Kosova13 hours ago

Analiza e REL: Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Kosova13 hours ago

“Për jetë me dinjitet”/ Në Prishtinë kërkohet barazi dhe drejtësi për gratë

Politike14 hours ago

Denoncimi i PD: Ku kanë përfunduar 1.2 milionë euro fonde publike për rikonstruksionin e Vilës 31?

Aktualitet14 hours ago

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

Pinknews15 hours ago

Selin: S’dal nga ky Prime pa sqaruar që s’kam interes për burra të martuar

Kronike15 hours ago

Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

NTV
  • About
  • Contact
  • Privacy Policy
  • Newsletter

Copyright © 2002-2024 NTV TELEVIZION