Connect with us

Politike

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Spiropali: Nevojë e koordinimit

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen me datën 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.

Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një reagim për mediat shprehet se ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.

Në këtë kuadër, Spiropali përmend anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Advertisement