Connect with us

Politike

Mbledhja për Ahmetajn/ Avokatët: Ish zv.kryeministri mungon për arsye familjare

Sot në orën 16:00 është mbledhur përsëri Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Në mbledhjen e djeshme avokatët e tij i kanë bërë me dije se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri, por sot kanë deklaruar se Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.

Advertisement