Politike
Mbledhje me tone të larta/ Pas Vlorës, Rama kërkon shkarkimin e drejtorëve edhe në Bashkinë e Fierit

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Fierit.
Kreu i ekzekutivit zhvilloi një mbledhje në ambientet e bashkisë, ku duket se edhe në këtë të fundit, është kërkuar shkarkimi nga detyra i drejtorëve.
Burime nga brenda thanë se Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve që varen nga bashkia si dhe drejtuesve të institucioneve të cilët nuk kanë përmbushur detyrën.
Pak ditë më parë Rama mbajti një mbledhje edhe në bashkinë Vlorë, ku edhe aty kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, për shkak se nuk ishte i kënaqur me punën që kishin bërë për qytetin.

