Kronike
Mbolli kanabis në tokën e tij, vihet në pranga 23-vjeçari
Një 24-vjeçar në Sarandë kishte shfrytëzuar tokën në pronësi të tij për të mbjellë bimë narkotike.
Nga kontrollet e policisë nga toka dhe me dronë, bimët janë konstatuar dhe janë asgjësuar përmes djegies.
24-vjeçari F.P., që banonte në Finiq ka rënë në prangat e policisë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.