Bota
Mbretëresha në gjendje të rëndë shëndetësore
Frikë për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth, 96 vjeçe, e cila u vendos nën mbikëqyrjen mjekësore në kështjellën e Balmoral, ku po kalonte verën, pasi mjekët thanë se ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.
Paraqitja e saj e fundit daton dy ditë më parë…ajo u shfaq në këmbë por e brishtë.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm klinik këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thanë ata në një deklaratë.
Frika ishte përhapur tashmë që mbrëmë, kur Mbretëresha hoqi dorë nga një takim virtual në të cilin kryeministrja e re, Liz Truss, supozohej të bënte betimin. Mbërritën në Balmoral edhe Carlo dhe Camilla, William kshtë duke udhëtuar nga Londra.
Kryeministrja Liz Truss: “I gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar për Mbretëreshën Elizabeth”
Kryeministrja Liz Truss tha se “i gjithë vendi” ishte “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet për përkeqësimin e shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth. “Mendimet e mia dhe të njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë me Madhërinë e Saj Mbretëreshën dhe familjen e saj”