Connect with us

Bota

Mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Mbretin Charles III e ka pritur sot një ‘surprizë’ e pakëndshme, teksa po shijonte shëtitjen e tij në qendër të qytetit Luton në Angli. Një person afrohet dhe i hedh një vezë. Siç raportojnë mediat britanike, autoritetet tashmë kanë arrestuar të dyshuarin, rreth 20 vjeç.

 

“Sulmohet me vezë për herë të dytë djali i madh i mbretëresës së ndjerë Elizabeth” , shkruan “Daily Mail”.

 

Policia e Bedfordshire ka njoftuar se autoritetet po marrin në pyetje njeriun që dyshohet se hodhi vezën ndaj monarkut.

Kujtohet se më 9 nëntor, Charles dhe gruaja e tij mbretërore, Camilla Parker Bowles, u sulmuan me vezë gjatë vizitës së tyre në New York.

“Ky vend është ndërtuar mbi gjakun e skllevërve ”, bërtiti autori, i cili u arrestua menjëherë nga autoritetet britanike.

Advertisement