Connect with us

Bota

Mbreti Maori i Zelandës së Re ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare

Mbreti i popullit indigjen Maori të Zelandës së Re, Tuhaitija Paki, vdiq mëngjesin e kësaj të premte në moshën 70-vjeçare, tha zëdhënësi i tij Rahui Papa.

Ai deklaroi se mbreti ishte në spital duke u rikuperuar nga operacioni në zemër vetëm disa ditë pasi festoi 18 vjetorin e kurorëzimit të tij, raporton CNN.

Rrjeti televiziv tha se mbreti Maori kishte kancer dhe diabet. Me rastin e vdekjes së mbretit maor, kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon dhe Mbreti britanik Karli III dërguan ngushëllime.

Tuhaiti Paki u kurorëzua më 21 gusht 2006 pas vdekjes së nënës së tij, Te Atajrangikahu.

Advertisement