Connect with us

Rajon

Mbrohu duke sulmuar/ Jovanoviç: Vuçiç mban pushtetin me dhunë

Kryetari Partisë së Re Demokratike në Serbi Millosh Jovanoviq, pas posterëve dhe mesazheve fyese kundër liderëve të opozitës ditëve të fundit në qytetet e Serbisë thotë se ato përbëjnë një “fushatë të mjerueshme”. Por, sipas tij, pushteti nuk do të mund i’a dalë dhe të shpëtoj nga përgjegjësitë historike, politike dhe penale” .

Jovanoviq ka thanë për gazetën “Politika” se sulmet ndaj tij- gjegjësisht ndaj faktit që ai përveç nënshtetësisë serbe ka edhe nënshtetësi franceze, “nuk janë as interesante dhe as prekëse,” duke i vlerësuar si “të pakuptimta”.

Raportet pushtet opozitë në Serbi janë acaruar për shkak të zhvillimeve rreth negociatave që kanë të bëjnë me propozimin europian për raportet Kosovë -Serbi. Edhe pse atje ka një opozitë të papërfillshme, Vuçiq po përpiqet ta mbajë tensionin politik sa më lartë.

Advertisement