Politike
“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

Sali Berisha ka postuar posterin për protestën që do të mbahet më 16 maj në Tiranë. Slogani i protestës është: “Mbrojmë votën e shqiptarëve”.
“Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Protestë
16 maj, ora 17:00
Bulevardi i Ri”, shkruan kryedemokrati.
Berisha e njoftoi mbajtjen e protestës ditën e djeshme, ndërsa në një konferencë për shtyp bëri me dije se humbja në zgjedhje erdhi si pasojë e ndikimit të bandave dhe përdorimit të pushtetit nga socialistët. Ai i quaji zgjedhjet më të grabiturat në histori, ndërsa mbi faktin se në të njëjtën ditë në Tiranë mbahet samiti i liderëve europianë, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të cenojë organizimin.

