Connect with us

Bota

“Mbrojtja e Ukrainës në qendër të bisedimeve”/ Trump bëhet palë me Zelenskyn, a do vijë armëpushimi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas takimit që zhvilloi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e samit të NATO-s. Në një postim në platformën “X”, Zelenskyy shprehet se zhvilloi një takim të gjatë me Trump dhe diskutuan për çështje vërtet të rëndësishme.

Ai u shpreh më tej se në takimin mes tyre u diskutua se si të arrihet një armëpushim dhe një paqe e vërtetë. Gjithashtu shtoi se në vijim do të publikohen detaje mbi takimin.

“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Mbuluam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj Z. President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të publikohen më pas.“, thuhet në postimin e Zelenskyy.

Gjatë samitit të NATO-së, Zelenskyy u takua gjithashtu me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, si dhe me shefin e aleancës, Mark Rutte.

“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt anëtarësimit në NATO“, u tha Rutte gazetarëve në fund të samitit.

Advertisement