Pinknews
Mbushi 28 vjeç, ja si e festoi Dua Lipa ditëlindjen në Ibiza
Dua Lipa është zyrtarisht 28 vjeç.
Ylli botëror me origjinë shqiptare, dukej më e lumtur se kurrë teksa festonte ditëlindjen e saj me familjen, të dashurin dhe miqtë e saj më të ngushtë.
Në modë si gjithmonë, artistja veshi një fustan të kuq për një darkë nën yje, pranë një pishine, më një ambient romatik, elegant dhe shumë unik.
Njerëzit e saj më të dashur ishin mbledhur rreth një tavoline për të darkuar. Gjatë darkës ajo shihet me një fustan të kuq, ekstravagant dhe joshës, me shumë aksesorë të gjatë në qafë, orë dhe vathë që binin në sy.
Më pas në video të tjera ylli duket se ka preferuar të ndryshojë look-un, pasi shihet me një fustan blu duke kërcyer e kënduar. Miqtë dhe të afërmit kanë publikuar gjithashtu video nga eventi.
I dashuri i saj, Romain Garvas, 42 vjeç, shihet në një foto të Duas, duke e mbajtur atë në prehër, me një lule rozë të vendosur pas veshit.