“Nevojitet koordinim dhe bashkëpunim, jo ​​hapa më të përshkallëzuar’, thuhet në deklaratën e kësaj ambasade, e cila njëherësh përcjell deklaratën e Michael Reiffenstuel, drejtor për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në e Ministrisë së Jashtme Federale gjermane, për këtë hap.

Ai i ka bërë thirrje Kosovës që të përmbahet nga ‘shenjëstrimi’ i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia.

“I bëj thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe nxisin një tendosje në marrëdhëniet tona dypalëshe”, , ka shkruar Reiffenstuel në platformën X.