Connect with us

Politike

Mbyllja e kopshtit/ Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me prindër dhe edukator të kopshtit “Zubeyde Hanim”, i cili u mbyll pak javë më parë.

Berisha u shpreh se mbyllja e kopshtit konsiderohet nga ana e tij si një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i bëhet një vendi sovran, ndërsa shtoi se është mbyllur me urdhër nga jashtë.

“Mbylljen e kopshtit e kam konsideruar një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i ndodhë një vendi sovran. Të mbyllësh një kopësht me 50 fëmijë është pak të thuash që je 250 herë i çmendur, amoral, i pafytyrë, dhe çdo epitet mund t’i vihet. Të mbyllë një kopësht me urdhër nga jashtë, këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve. Ka probleme të brendshme politike ai dhe urdhëron vasali e tij në Tiranë të mbyllë kosphtin”, u shpreh Berisha.

Advertisement