Politike
Mbyllni sytë dhe votoni PS/ Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut: Merrni Manastirliun

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi akuzon se ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivish me symbyllur PS-në.
‘Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!’, shkruan Këlliçi.

