Kronike
Mbytet në Sarandë zhytësja angleze
Sarandë – Fat tragjik ka pasur një 29-vjeçare nga Britania e Madhe. Ajo është mbytur aksidentalisht teksa ishte në një ekspeditë zhytje profesionale.
Viktima raportohet se është R. G., 29 vjeçe, ndërsa ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”.
Njoftimi:
Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.