Connect with us

Bota

Mbyti prindërit me litar dhe i hodhi në lumë, burg përjetë për 33-vjeçarin

Një gjykatë në Itali ka konfirmuar sot dënimin e përjetshëm për 33-vjeçarin Benno Neumair, i cili vrau prindërit e tij Laura Perselli dhe Peter Neumair. Trupat e pajetë të Laurës dhe Peter u gjetën të mbytur në vitin 2021 të hedhur në lumin Isarco

Gjithashtu 33-vjeçari u dënua nga Gjykata e Apelit në Bolzano me burgim të përjetshëm, ndërkohë që sot Gjykata e Kasacionit ka lënë në fuqi dënimin, duke rrëzuar pretendimet e avokatëve për ndryshimin e dënimit. Benno rrëfeu se kishte vrarë prindërit e tij duke i mbytur me litar pas zbulimit të trupit të nënës së tij në fillim të shkurtit 2021.

Advertisement