Connect with us

Kosova

McShane e cilëson “sureale” refuzimin e Spanjës për njohjen e Kosovës

Ish-nënsekretari i Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, përgjegjës edhe për Ballkanin Perëndimor, Denis McShane, ka thënë se refuzimi i Spanjës për ta njohur Kosovën si shtetet të pavarur, “bllokon” anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Pika kyçe është se ekziston refuzimi sureal i Spanjës për ta pranuar Kosovën. Madridi refuzon të njohë një vend demokratik, I cili ka vuajtur ndaj regjimit të Millosheviçit dhe I man anën Serbisë që luan në duart e Putinit dhe bllokon hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë” –  ka shkruar McShane në platformën X.

Diplomati britanik ka theksuar po ashtu se Evropa nuk kishte zgjidhje tjetër përpos bombardimit të Serbisë në vitin 1999 për t’i dhënë fund vrasjeve në Kosovë nga policia serbe.

“Evropa u kënaq duke parë fundin e dekadës së vrasjeve serbe, spastrimit etnik, e gjenocidit në Srebrenicë. Sllovenia, Kroacia, Maqedonia Veriore dhe Kosova nuk duan të jenë koloni serbe. BE-ja nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërhynte për t’i dhënë fund vrasjeve”, potencoi diplomati britanik

Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

 

Advertisement