Politike
Më 2 mars Panairi i Punës në Athinë/ Rama thirrje shqiptarëve në Greqi për t’iu bashkuar

Për shqiptarët që jetojnë në Greqi, më 2 mars në Athinë do të hapë dyert Panari i Punës, me moton: “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”.
Përmes një videoje të shpërndarë sot në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e konsideron këtë panair një ftesë në adresë të bashkatdhetarëve në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe.
“Mirmëngjes, dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë“-shkruan Rama krahas videos.

