Bota
Me 4 përqind popullaritet nuk mund të jesh president/ Reagon Zelensky: Je viktimë e dezinformimit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje presidenciale, pasi sipas tij, ka kaluar shumë kohë që nga votimi i fundit.
Në një intervistë për Politico, Trump u shpreh se “tani është momenti i duhur” që ukrainasit të kenë mundësinë të zgjedhin udhëheqësin e tyre.
Ai shtoi se, ndonëse vendi ndodhet në luftë, “justifikimi i konfliktit për të mos mbajtur zgjedhje nuk qëndron më”.
Trump paralajmëroi se situata në Ukrainë “po i afrohet pikës ku nuk konsiderohet më demokraci”, ndërsa më herët ka nënvizuar se mbështet kërkesat e Rusisë për mbajtjen e zgjedhjeve në vend.
Ai madje ka pretenduar se popullariteti i Zelensky-it ka rënë në 4%.
Presidenti ukrainas reagoi më pas duke thënë se Trump ishte bërë viktimë e dezinformimit rus.