Connect with us

Rajon

Me armë dhe eksploziv në makinën luksoze, kontrollet e befasishme kapin ‘mat’ çiftin shqiptar

Një çift shqiptarësh u arrestua ditë e sotme pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke në rrugën Sokratous në qendër të Athinës. Sipas informacioneve, pak pas orës 16:00 ka pasur një kontroll të qarkullimit rrugor në zonën e Sokratos. Gjatë hetimeve, policia gjeti një pako me lëndë plasëse, si dhe armë në mjetin e çiftit.

Dy të arrestuarit, një burrë dhe një grua, u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e gjetjeve. Sipas informacioneve, arma që ata posedonin ishte një pistoletë tip Tokarev, ndërsa sipas të njëjtave burime, çifti automjetin luksoz e kishin në posedim me qira.

Advertisement