Connect with us

Rajon

Me armë në makinë dhe nuk iu bindën urdhrit, policia greke arreston dy shqiptarët

Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 33-vjeçar, janë arrestuar nga policia greke, pasi ishin duke qarkulluar me makinë dhe nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar dhe autoritetet helene nisën t’i ndjekin me qëllim kapjen e tyre.

Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja.

Bëhet me dije se gjatë ndalimit të mjetit, 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësit e policisë, ndërsa ka rezistuar gjatë arrestimit.

Më në fund, nga hetimet rezultoi se 33-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk dispononte dokumente ligjore për qëndrimin e tij.

Advertisement