Connect with us

Kronike

Me armë zjarri pa leje në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari (Detajet)

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi mbante në shtëpi armë zjarri pa leje. Në banesën e 42-vjeçarit u sekuestruan një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia. 

Advertisement