Connect with us

Sport

Me automatikë dhe makina të blinduara, ja si po mbrohet Kombëtarja Shqiptare në Serbi

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Sylvinho dhe ekipi i tij u larguan nga stadiumi “Duboçiça”, duke u nisur për në hotelin në Nish.

Shihet se përveç forcave policore, janë bashkuar dhe forcat elitë me automatikë dhe makina të blinduara për të shoqëruara ekipin Kombëtar shqiptar drejt hotelit, në mënyrë që të shmangin incidente të pakëndshme.

Advertisement