Connect with us

Aktualitet

“Më del imazhi i tij, kam frikë”/ Burri i vuri flakët, flet e reja: U përpoqa të shuaja zjarrin…

Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ka vendosur të tregojë versionin e saj të historisë nga ambientet e QSUNT. Melisa tregoi sesi ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas saj, ajo po kthehej nga puna kur Bledar Trëndafili i doli përpara dhe i hodhi benzinë e më pas e dogji.

“E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin.” tha Melisa.

Më tej ajo thotë se dy ditë para ngjarjes, ajo u takua me Bledarin në një kënd lojërash duke diskutuar komunikimin mes tyre dhe fëmijëve. Sa i përket gjendjes shëndetësore, Melisa tha se kishte plagë tek duart pasi me to u përpoq të fikte zjarrin në trup.

“Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët.” u shpreh Melisa. “Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin. E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.”

Sipas Melisës, sjellja e Bledarit e stresonte shumë edhe pse ajo u mundua ta ndryshonte. Pas shumë tentativash Melisa zgjodhi të shihte veten dhe fëmijët. Bledar (Elton) Trëndafili mbetet ende në arrati që pas ngjarjes së 31 gushtit. Nëna e dy fëmijëve të mitur ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, ku po trajtohet me kujdesin e duhur shëndetësor.

Deklarata e plotë:

Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më, të tretën pastaj erdhi e bëri.

Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në Tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundem. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet.

Advertisement